Kryediplomati turk Fidan: Takimi Erdogan-Trump, produktiv dhe i suksesshëm

Kryediplomati turk Fidan: Takimi Erdogan-Trump, produktiv dhe i suksesshëm

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi se takimi midis Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte jashtëzakonisht produktiv dhe i suksesshëm, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në “NSosyal”, Fidan tha se Presidenti Erdoğan dhe Presidenti i SHBA-së Trump u takuan në Washington.

Në takimin Erdoğan-Trump u diskutuan hapat e përbashkët që duhen ndërmarrë në të ardhmen si dy vende aleate dhe mike, theksoi Fidan.

Kryediplomati turk u shpreh se fokusi ishte në çështjet e bashkëpunimit që mund të realizohen në nivel rajonal.

“Ishte një vizitë jashtëzakonisht produktive dhe e suksesshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar marrëdhëniet tona me SHBA-në bazuar në respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me interesat e vendeve tona”, deklaroi Fidan.

MARKETING