Arabia Saudite shpall koalicion emergjence për të financuar Autoritetin Palestinez

Arabia Saudite ka njoftuar nisjen e një koalicioni ndërkombëtar emergjence për të financuar Autoritetin Palestinez, transmeton Anadolu.
Duke folur në një konferencë për media në New York në margjinat e seancës së 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan, tha se koalicioni do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për Autoritetin Palestinez me një “numër partnerësh të rëndësishëm”.
Ai gjithashtu tha se Arabia Saudite do të kontribuojë 90 milionë dollarë për këtë përpjekje.