Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me 5 vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me 5 vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua sot me 5 vjet burg për konspiracion në një rast që përfshinte financimin libian të fushatës së tij zgjedhore në vitin 2007, sipas raporteve të medias, transmeton Anadolu.

Ai pritet të thirret brenda një muaji nga prokurorët për ta informuar se kur do të fillojë të vuajë dënimin e tij.

Gjykata e shpalli Sarkozy-n i cili mohoi të gjitha shkeljet, fajtor për konspiracion kriminal, por e liroi nga akuzat për korrupsion pasiv dhe akuza të tjera të financimit të paligjshëm, thanë raportet.

Sarkozy u përball me akuza për financim të paligjshëm të fushatës, korrupsion pasiv, fshehje të fondeve publike të përvetësuara dhe konspiracion.

Prokuroria e karakterizoi një marrëveshje të dyshuar të vitit 2005 midis Sarkozy-t, ministrit të atëhershëm të Brendshëm dhe udhëheqësit të atëhershëm libian Muammar Gaddafi si një “pakt korrupsioni të pakonceptueshëm, të padëgjuar, të pahijshëm”.

Sarkozy u zgjodh president i Francës në vitin 2007 dhe shërbeu në këtë post deri në vitin 2012.

MARKETING