(VIDEO) Mexhiti dhe Osmani takojnë qytetarët dhe premtojnë projekte

Ende nuk po vërehet se nuk ka filluar zyrtarishtë fushata për zgjedhjet lokale, pasi aktivitetet e kandidatëve për kryetar të komunave të ndryshme nuk kanë të ndalur, e sidomos ata të Çairit.
Kandidati i koalicionit VLEN, për këtë komunë, Izet Mexhiti, ka vizituar “Shengyl Hamam”, nga ku informoi se ai objektë do të restaurohet. Mexhiti tha se Çairi do të jetë vatër e kulturës.
IZET MEXHITI, KANDIDATI I VLEN-IT PËR KOMUNËN E ÇAIRIT 00:48
“Pas restaurimit, Shengyl Hamami do të bëhet shtëpia e shoqatës ‘Yeni Yol’ dhe shoqatës ‘Lilian’ , pra njëra që përfaqëson komunitetin turkë, tjetra që përfaqëson komunitetin boshnjak në komunën e Çairit. Duke u shëndruar në një qendër kulturore dhe moderne për pikturë, muzik, letërsi dhe krijimtari artistike”.
Para-fushatën e ka vazhduar edhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani. Ai gjatë një udhëtimi me makin, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, nga ku premtoi se Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës.
BUJAR OSMANI, KANDIDATË I AKI-SË
“Pastaj binjakëzimi me kultura dhe qytete europiane dhe botërore, ku jeton diaspora jonë, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi. Do të hartojmë strategji lokale për diasporën, dokumentin e parë në nivel komunal, që do të forcojë lidhjet mes nesh dhe do të krijojë rrugë të reja për bashkëpunim afatgjatë”.
Përveq kandidatëve për komunën e Çairit, para-fushata vijonë edhe në komunat tjera, duke përfshirë edhe ata që janë kandidatë të pavarur.
Samir Mustafa /SHENJA/