Bashkimi fiton ndaj Pelisterit në Manastir

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vazhduar edhe sot me ndeshjen e fundit në program të xhiros së 7-të. Takimi i vetëm dhe i fundit i kësaj xhiroje i luajtur në Manastir, i takoi skuadrës së Bashkimit që triumfoi ndaj Pelisterit me rezultat 2:1. Golat e triumfit për ekipin nga Kumanova i realizoi Haxhiq në minutën e 6-të dhe 19-të, teksa për vendasit shënoi Spirovski në minutën e 65-të. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Bashkimin dhe e katërta gjatë këtij sezoni në kampionat. Me përfundimin e këtij takimi është mbyllur edhe xhiroja e 7-të, e cila ishte e hapur që nga dita e shtunë, teksa xhiroja e radhës në Ligën e Parë është në program gjatë fundjavës.