Struga fiton Sileksin në Kratovë, Arsimi humb nga Brera

Struga fiton Sileksin në Kratovë, Arsimi humb nga Brera

Pasditja e kësaj të hëne ka sjellur dy ndeshje në program të xhiros së 7-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Struga Trim Lum ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën në Kratovë, duke e mundur Sileksin me rezultatin 3:1. Golat për triumfin e skuadrës shqiptare i realizuan Kompaore dhe Hamza e Zenku që shënuan supergola, teksa për ekipin vendas rrjetën e gjeti Hërvanoviq.

Ndërkohë, Arsimi i Çegranit ka humbur nga Brera në Strumicë me rezultatin 2:1. Skuadra nga Strumica shënoi me Naumçevskin dhe Todorovin, teksa ekipi nga Çegrani realizoi me Besagiq, por edhe shpërdëroi shumë raste tjera për gol deri në fund të ndeshjes.

Xhiroja e 7-të vazhdon edhe nesër, ku do të luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, me Bashkimin e Kumanovës që do të luaj me Pelisterin në Manastir, me duelin që nis nga ora 15:30.

MARKETING