Presidenti i Sirisë mbërrin në New York, vizita e parë e kreut të shtetit në OKB që nga viti 1967

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa mbërriti në New York për atë që media shtetërore siriane e quajti “vizitë historike” për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shënuar paraqitjen e parë të një kreu të shtetit sirian në takimin vjetor që nga viti 1967, transmeton Anadolu.
Agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi se Al-Sharaa po udhëheq një delegacion zyrtar që përfshin disa ministra dhe zyrtarë të lartë për takime të nivelit të lartë në selinë e OKB-së.
Presidenca siriane në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X tha se gjatë udhëtimit të tij, Al-Sharaa do të takohet me një grup emigrantësh sirianë në SHBA.
Ai theksoi “rëndësinë e rolit të tyre në përcjelljen e imazhit të vërtetë të Republikës Arabe Siriane” dhe shprehu “mirënjohjen e tij për përpjekjet e tyre të sinqerta në shërbim të atdheut të tyre”.