Ministri i jashtëm ngriti flamuri sirian mbi ambasadën në Washington për herë të parë në më shumë se një dekadë

Ministri i jashtëm ngriti flamuri sirian mbi ambasadën në Washington për herë të parë në më shumë se një dekadë

Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Asaad al-Shaibani, ka ngritur flamurin mbi ambasadën siriane në Washington për herë të parë në më shumë se një dekadë, raporton Anadolu.

Ceremonia tërhoqi siriano-amerikanë të cilët e përshkruan ditën “historike” për popullin sirian dhe fillimin e një kapitulli të ri në lidhjet midis dy vendeve, nëntë muaj pas rënies së Bashar al-Assadit.

Kjo gjithashtu vjen para se presidenti sirian Ahmad al-Sharaa të udhëtojë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila do të shënojë vizitën e parë në SHBA në 58 vjet nga një president sirian.

“Sigurisht, është një moment historik”, tha ministri al-Shaibani për Anadolu pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, duke shtuar se ajo përfaqëson luftën e popullit sirian gjatë 14 viteve të luftës civile.

Ministri sirian u takua me disa ligjvënës dhe zyrtarë të lartë, përfshirë zv/sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau dhe të dërguarin e posaçëm për Sirinë, Tom Barrack. Sipas SHBA-së, bisedat në Departamentin e Shtetit mbuluan të ardhmen e Sirisë, marrëdhëniet Izrael-Siri dhe marrëveshjen e 10 marsit midis Damaskut dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Shefi i diplomacisë siriane mbërriti në Washington të enjten, duke shënuar vizitën e parë të një ministri të jashtëm sirian në SHBA në më shumë se 25 vjet.

Vizita historike vjen derisa Damasku kërkon të zgjerojë angazhimin diplomatik jashtë vendit pas viteve të izolimit gjatë luftës civile siriane dhe pas rënies së regjimit të Assadit.

Assadi, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi në fund të vitit 2024, duke i dhënë fund pushtetit të Partisë Baath që filloi në vitin 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti al-Sharaa u formua në Siri në janar.

MARKETING