Xhiroja e 7-të në elitë: Shkupi rikthehet në Çair, Struga luan për kreun në Kratovë

Xhiroja e 7-të në elitë: Shkupi rikthehet në Çair, Struga luan për kreun në Kratovë

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Java hapet të shtunën me ndeshjen mes Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrov. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Shkupit në Çair, duke filluar nga ora 15:30. Për Shkupin, kjo është ndeshja e parë që luan si vendas këtë sezon. Ky është edhe takimi i vetëm që do të zhvillohet të shtunën.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të javës së 7-të në Ligën e Parë do të zhvillohen në ditët në vijim. Të dielën janë parashikuar dy përballje interesante. Shkëndija do të luajë kundër Tikveshit, ndërsa Vardari do të përballet me Rabotniçkin.

Java do të vazhdojë edhe të hënën, kur në program janë dy ndeshje të tjera: Brera përballet me Arsimin, ndërsa Sileksi pret skuadrën e Struga Trim Lum.

Xhiroja e 7-të do të mbyllet të martën me ndeshjen mes Pelisterit dhe Bashkimit, që do të jetë edhe sfida e fundit e kësaj jave në kampionat.

MARKETING