Siri, zbulohet një varr masiv në Damask ku janë varrosur luftëtarët opozitarë

Në rajonin Atayba të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë është zbuluar një varr masiv për të cilin pretendohet se aty ndodhen eshtrat e afërsisht 100 luftëtarëve opozitarë, raporton Anadolu.
Pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Assadit, vazhdojnë të zbulohen varre masive, si rezultat i përpjekjeve të kërkim-skanimit në të gjithë vendin.
Forcat e përgjithshme të sigurisë zbuluan një varr masiv në rajonin Atayba, për të cilin mendohet se u përket luftëtarëve opozitarë.
Në gërmimet e kryera janë nxjerrë eshtrat e rreth 100 personave.