Votohet përbërja e re e Qeverisë në Shqipëri

Votohet përbërja e re e Qeverisë në Shqipëri

Me 82 vota pro në Kuvendi votoi prorhamin qeverisës ‘Rama 4’.

Seanca zgjati 25 minuta, u ndërpre seanca dhe kalimi në votim të projektvendimeve u bë kaosi i krijuar nga opozita, e cila bllokoi Foltoren dhe nuk lejoi kreun e qeverisë, Edi Rama të prezantonte programin.
Seanca nisi në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama, i cili në ato pak minuta, fokusin e vendosi te Shqipëria 2030 në BE, si prioriteti kryesor në mandatin e katërt.
Më pas, pas zhurmës së krijuar nga deputetët opozitarë, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlametar të PS-së, kërkoi kalimin në votim.

Kreytari i PD-së, Sali Berisha, për mediat jashtë Kuvenndit tha se opozita nuk do të pajtohet me këtë vendim. Ai akuzoi kreun e qeverisë Rama, se i vendosi drynin Parlamentit brenda 5 minutave.

Berisha: Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë….

…Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt.

Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave.

MARKETING