Bashkimi triumfon në Kumanovë, ia shkakton humbjen e parë Sileksit

Skuadra e Bashkimit ka marrë fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Sileksin në Kumanovë me rezultat 2:1.
Ekipi shqiptar me një lojtar në fushë dhe me shumë vështirisë, arriti të triumfojë përballë Sileksit, duke ua shkaktuar kështu humbjen e parë në sezonin e ri. Golat për Bashkimin i realizuan Avornijo dhe Aleksovski, teksa për Sileksin rrjetën e gjeti Pires.
Bashkimi ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak në fushë, pasi Fisnik Zuka u ndëshkua me karton të kuq. Duelin tjetër të ditës e fitoi Makedonija Gjorçe Petrovi, duke mposhtur Brerën me shifra 2:0.
Ndërkohë të mërkurën do të ketë ndeshje interesante, aty ku Struga Trim Lum do të përballet me Shkëndijën, përderisa Shkupi luan me Tikveshin në transfertë. Xhiroja e gjashtë mbyllet të enjten me dy duele si Arsimi – Vardari dhe Rabotniçki – Pelisteri.