(VIDEO) Mickoski: Zjarri duket se është shkaktuar qëllimisht

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se raste si zjarri në Trubarevë do të vazhdojnë të ndodhin, sepse, siç thotë ai, “dikush ka interes”. Mickoksi tha se sipas informacioneve që kanë zjarri është shkaktuar qëllimisht dhe se momentalisht 4 persona janë arrestuar për këtë çështje.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Dua të them se gjëra të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen. Sepse ka qendra pushteti që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses. Ata do të vazhdojnë të shkaktojnë ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe në fund do të fitojmë. Dua t’u theksoj të gjithë qytetarëve se ajo që po ndodh tani dhe ajo që po ndodhte në verë do të vazhdojë, sepse dikush ka interes, por do të mposhtet”
Mickoksi tha se sipas matjeve aktuale cilësia e ajrit nuk është në rrezik.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Që nga dje ka pasur rekomandime, të gjithë ata që janë brenda perimetrit të këtij zjarri do të evakuohen brenda një ose dy ditëve të ardhshme, megjithëse matjet e fundit thonë se nuk ka ndotje të madhe. Dje, nëse kishte ndotje midis 8 dhe 9, tani është midis 5 dhe 6. Ka, por nuk është shumë e madhe, po flas për një perimetër prej 100 metrash rreth zjarrit.”
Lidhur me licencat për operimin e deponive, Mickoski tha se ajo aktuale është e vlefshme nga viti 2021 deri në vitin 2031 dhe se kompanitë kanë deklaruar se i plotësojnë kushtet. “Nëse më pyetni mua, këto nuk janë kushtet nën të cilat duhet të operojnë. Të gjitha sulmet hibride do të synojnë këto dobësi”, theksoi ai.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/