Sileksi fiton sërish, Shkupi thellohet në krizë

Sileksi fiton sërish, Shkupi thellohet në krizë

Sileksi ka vazhduar formën e mirë në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse. Në kuadër të xhiros së pestë të elitës, skuadra nga Kratova mposhti me rezultatin 3:1 ekipin e Rabotniçkit. Vendasit dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke e vulosur fitoren me golat e Hrvanoviq, Aliq dhe Mateskit. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Asani, raporton SHENJA.

Ndërkohë, FC Shkupi vazhdon të zhgënjejë. Çairasit u mundën 1:0 nga Brera Strumica, në një ndeshje ku nuk arritën të gjenin rrjetën. Goli vendimtar u shënua nga Stojanov në minutën e 84-t, duke i siguruar tri pikët ekipit vendas.

Xhiroja e pestë e kampionatit do të përmbyllet nesër me dy takime të tjera interesante. /SHENJA/

MARKETING