Edi Rama dhe Duka kërkesë Ceferin, duan që në Shqipëri të organizohet finalja e madhe europiane

Edi Rama dhe Duka kërkesë Ceferin, duan që në Shqipëri të organizohet finalja e madhe europiane

Ditën e djeshme u zhvillua për herë të parë në Tiranë, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA[1]s, ku u morën disa vendime të rëndësishme. Pas përfundimit të mbledhjes, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të shoqëruar nga presidenti Armand Duka, takuan kryeministrin e Shqiëprisë, Edi Rama. Në takimin tejet miqësor të organizuar në kryeministri, Edi Rama i ka kërkuar personalisht Ceferin, që Shqipëria të organziojë finalen e madhe të Superkupës së Europës në vitin 2027.

Pas organizimit të finales së edicionit të parë të Conference League në vitin 2022, mes Romës dhe Feyenoord, dhe kampionatit Europian U21, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027, Edi Rama ka kërkuar dhe organizimin e finales të rëndësishme europiane, aty ku në gusht të çdo viti përballen fituesi i Champions League dhe ai i Europa League.

Duke qenë se finalja e vitit 2026 do të mbahet në Salzburg, kërkësa e Shqipërisë do të jetë për vitin 2027.

MARKETING