Shkëndija e pamposhtur në shtëpi, triumfon ndaj Bashkimit

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur 2:1 Bashkimin e Kumanovës, në ndeshjen hapëse të xhiros së 5-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Golat e fitores për tetovarët u shënuan nga Ibraimi dhe Tamba, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Haxhiq. Kjo ishte fitorja e tretë në kampionat për kuqezinjtë tetovar.
Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar takimi Vardari – Makedonija Gjorçe Petrovi. Xhiroja e 5-të do të vazhdojë edhe gjatë të shtunës dhe të dielës, me ndeshjet: Brera – Shkupi, Sileksi – Rabotniçki, Struga – Tikveshi dhe Pelisteri – Arsimi. /SHENJA/