(VIDEO) Deputetët me cerfitikatë sigurie nuk i panë dokumentet e përgjimit

Nga mbikqyrja e ditës së djeshme në Agjencinë për siguri kombëtare, nga deputetët e komisionit për mbikqyrje të ASK-së, në mungesë të ndonjë epilogu, dolën vetëm pakënaqësitë e deputetëve të opozitës, të cilëve nuk u ishte mundësuar qasje në dokumentet e klasifikuara nën arsyetimin se ata kanë qenë të dorëzuara në prokurori. Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe tha se ky nuk është arsyetim për shkak se në raste të tilla dokumente të tjera të kopjuara ngelin në institucion. Filipçe tha se gjithçka që duhet të bëjë qeveria në këtë rast është ti deklasifikojë dokumentet.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Më vjen keq që as deputetëve të cilët kanë certifikata sigurie nuk u është mundësuar ditën e djeshme qasje në dokumetet e klasifikuara dhe me këtë është shkelur kushtetuta. Nuk mundet në emër të pushtetit gjyqësor të neglizhohet roli i pushtetit ligjvënës dhe kjo është një dëshmi që VMRO DPMNE nuk dëshiron që e vërteta të dalë në shesh dhe do të del në shesh që ata kanë shpikur aferë në prag të zgjedhjeve. Nuk është justifikim se materialet kanë qenë në prokurori sespe në institucione të tilla gjithmonë ekzistojnë materialet tjera të kopjuara”.
Ndërkaq kryeministri Hristijan Mickoski sot I pyetur lidhur me këtë çështje, është treguar I rezervuar duke thënë se është çështje procedurale dhe se nuk dëshiron të komentojë më lidhur me këtë temë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk dua të komentojë punë të tilla të klasifikuara. Ka procedurë kjo, është në duar të prokurorisë. Janë tema ku kam qenë pjesë në mënyrë indirekte dhe nuk kam se çka të komentojë më shumë”.
Ditën e djeshme deputetët e komisionit për mbikqyrje të ASK-së kanë vizituar ASK-në për të shqyrtuar rastin e përgjimeve të kryeministrit, ndërkaq të njejtët sot kanë kryer mbikqyrje edhe në hapësirat e Agjencisë së inteligjencës.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/