(VIDEO) Bota Serbe në RMV, partitë shqiptare vazhdojnë me akuzat

(VIDEO) Bota Serbe në RMV, partitë shqiptare vazhdojnë me akuzat

Ndikimi i “Botës Serbe” në vend , është tema që tashmë disa ditë përplasen partitë shqiptare, opozitë dhe pozitë. Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit theksojnë se  Maqedonia e Veriut, e drejtuar nga qeveria VMRO-VLEN, po rrëshqet me hapa të sigurt drejt projektit, siç e quajnë ata, famëkeq të “Botës Serbe”, ndërsa akuzojnë VLEN-in se po heshtë, përderis Sërbia po vepron.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Heshtja e turpshme e VLEN-it dhe justifikimet e tyre banale nuk mund të amnistojnë vazalitetin e tyre politik ndaj Mickoskit dhe hapjen e dyerve të RMV-së për projektet hegjemoniste serbe. Sot, VLEN sillet si opozitë brenda qeverisë, ndërsa ‘Bota Serbe’ vepron lirshëm në çdo cep të shtetit”.

Në një vijë qendron edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tyre, kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“BDI paralajmëron se ky standard i dyfishtë, ku për marrëdhëniet me Bullgarinë hapet panik kombëtare, ndërsa për marrëdhëniet me Serbinë mbyllen sytë ndaj revizionizmit historik, rrezikon jo vetëm integritetin shtetëror, por edhe perspektivën euroatlantike të vendit”.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN deklarojnë se Aleanca Kombëtare për Integrim, ku bëjnë pjesë BDI dhe ASH, janë të fundit që munden të flasin për këtë temë.

VLEN

“BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për ‘botën serbe’, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me ‘shqiptarinë’”.

Nga VLEN theksojnë se nuk ekziston “botë serbe”, por sipas tyre,  ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet në çdo komunë ku ata qeverisin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING