Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Llokë, ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre të përditshme.

Në reagimin e tij, Elmazi theksoi se banorët e Llokës prej vitesh jetojnë me sfida që zgjojnë ndjenjën e dhembshurisë. Ai veçoi urën e rrezikshme, e cila është kthyer në simbol të harresës dhe mungesës së kujdesit institucional. Përveç kësaj, banorët ngritën edhe probleme madhore si mungesa e transportit publik, kanalizimi dhe infrastruktura e dobët.

“Këto kërkesa janë thirrje e qartë që Llokës t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton. Tetori i ndryshimit sa vjen e afrohet”, u shpreh Elmazi.

MARKETING