Kasami dhe Dauti vizitë fshatrave të Tearcës: Ndryshimi është i mundur!

Kasami dhe Dauti vizitë fshatrave të Tearcës: Ndryshimi është i mundur!

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga rradhët e VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me kandidatin për Tearcën, Daut Memishi kanë njoftuar se kanë realizuar takime me banorët e fshatrave Përshefcë dhe Dobrosht.
“Në bisedat tona me ta u ndanë shqetësimet e grumbulluara ndër vite, nevoja e projekteve që kanë munguar dhe premtimet e pambajtura nga qeverisjet e kaluara. Banorët e këtyre fshatrave, me plot të drejtë, kërkojnë që edhe zëri i tyre të dëgjohet dhe që investimet të mos anashkalojnë më zonën e tyre.
Megjithatë, ajo që na la më shumë mbresa ishte energjia pozitive dhe besimi i tyre se ndryshimi është i mundur. Shpresa e tyre është motivi ynë më i madh për të vazhduar, sepse vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët mund të sjellim të ardhmen që ata meritojnë”, ka shkruar Kasami.

MARKETING