Probleme për Juventusin para ndeshjes me Interin, një titullar dëmtohet në grumbullimin me përfaqësuesen

Juventusi ka marrë lajme negative nga grumbullimet e përfaqësueseve, pasi ka humbur një lojtar të rëndësishëm pak ditë para ndeshjes kundër Interit në Serinë A.
Francisko Konseisao ka pësuar një dëmtim muskulor në grumbullimin me ekipin përfaqësueses dhe është detyruar të largohet para kohe nga Portugalia që po përgatitej për ndeshjen ndaj Hungarisë. Stafi mjekësor ka konstatuar se ai nuk mund të jetë gati për sfidën e nesërme, ndaj i ka dhënë leje që të kthehet në klub.
Tani do të jenë mjekët dhe stafi i Juventusit ai që do të mbikëqyrë lojtarin, por mendohet që dëmtimi i pësuar në stërvitje me Portugalinë, nuk do ta lejojë futbollistin të jetë i gatshëm për “derbin e Italisë” që luhet këtë fundjavë.