Është përcaktuar metodologjia për punën e komisionit të brendshëm për ndërhyrje kardiologjike në spitalet e RMV-së

Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjike ka përcaktuar metodologjinë e punës, e cila do të jetë bazë për analizën jo vetëm të 8 rasteve tashmë të dorëzuara, por edhe të të gjitha rasteve që do të dorëzohen ose përcaktohen nga komisioni i brendshëm, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
“Transparenca është kyçe në gjithë procesin. Ndiqen standardet ndërkombëtare si pika referimi. Presim që komisioni i brendshëm të përcaktojë faktet lidhur me tetë rastet dhe të veprojë mbi bazën e provave mjekësore. Qëllimi jonë i fundit është që së bashku të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe të vendosim një bazë të fortë për menaxhimin në shëndetësi”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Komisioni i brendshëm përbëhet nga ekspertë të nivelit më të lartë në fushë, juristë dhe ekonomistë. Gjetjet nga analiza e komisionit të brendshëm do ti dorëzohen sa më shpejt komisionit profesional të përbërë nga ekspertë të huaj, ndërsa raporti i komisionit të brendshëm do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.