Ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev: Nuk ndihem absolutisht fajtor

Ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev: Nuk ndihem absolutisht fajtor

Sot në Gjykatën Penale në Shkup, në bankën e të akuzuarve u paraqitën katër mjekët nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë, të cilët akuzohen për trajtim neglizhent të pacientëve, përfshirë ish-drejtorin Nino Vasev. Ata akuzohen për krime të rënda kundër shëndetit të njeriut dhe trajtim neglizhent.

Para Gjykatës, ish-drejtori Nino Vasev u deklarua i pafajshëm për krimet për të cilat akuzohet.

Mbrojtja e ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Vasev, tha se po zhvillohet “një lloj komploti” dhe se ata do t’i kundërshtojnë plotësisht dhe do t’i hedhin poshtë provat e Prokurorisë përmes provave të bazuara mirë dhe të forta, duke përfshirë mendimet e ekspertëve dhe marrjen në pyetje me gojë të mjekëve Davorin Milosavljeviç nga Beogradi dhe Maja Radnik, nga Maribori të cilët i përgatitën mendimet e ekspertëve të Prokurorisë.

Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe tre të pandehurit e tjerë, Meri Peshevska, Simonida Crvenkova dhe Dragan Jakimovski, të gjithë punonjës të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup.

Në fillim, gjyqtarja Snezhana Markovska informoi se kundërshtimet e mbrojtjes ndaj raporteve të ekspertëve të përgatitura në Slloveni dhe Serbi u refuzuan si të pabazuara.

“Kemi një qëllim të qartë të vërtetojmë se i akuzuari Nikolla Vasev e ka kryer profesionalisht dhe ligjërisht profesionin dhe detyrat e tij të punës në Klinikën e Onkologjisë. Duke i marrë në pyetje këta individë, tregojmë një qëllim të qartë se qëllimi ynë nuk është të shqetësojmë publikun në vendin tonë dhe kështu të ndërtojmë mbrojtjen, por që dëshmitarët të tregojnë punën e Klinikës, përkatësisht ekzistencën dhe respektimin e protokolleve në Klinikë, si dhe kryerjen e duhur të detyrave nga ana e të akuzuarit “, deklaroi avokati i Vasevit.

Vasevi, i cili para Gjykatës Themelore Penale Shkup tha se nuk ndjehet fajtor, reagoi edhe se “është lejuar në procedurë ekspert të cilin unë e kam ndërruar nga drejtori i Klinikës kur jam bërë drejtor në vitin 2017”.

MARKETING