Maqedonia sot nga ora 17:00 luan miqësoren ndaj Arabisë Saudite

Maqedonia sot nga ora 17:00 luan miqësoren ndaj Arabisë Saudite

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pasditen e sotme do të luaj ndeshje miqësore me Arabinë Saudite. Takimi do të zhvillohet në Pragë të Çekisë dhe seleksionuesit Bllagoja Milevski do ti shërbejë për ndeshjet e radhës të eliminatoreve për Botërorin 2026, për të parë formën e futbollistëve që ka grumbulluar në radhët e veta.

Minuta për lojë pritet të ketë edhe mesfushori Reshat Ramadani, i cili për herë të parë është i grumbulluar te ekipi ‘A’ përfaqësues të vendit. Dueli ndërmjet Arabisë Saudite dhe Maqedonisë do të luhet sot në Pragë të Çekisë, duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë me 7 shtator, Maqedonia do të pret në Shkup, përfaqësuesen e Lihteshtajnit për duelin eliminatorë të Kampionatit Botëror 2026. /SHENJA/

MARKETING