Interi befasohet në shtëpi nga Udinese, pëson humbjen e parë të sezonit

Interi befasohet në shtëpi nga Udinese, pëson humbjen e parë të sezonit

Interi ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Udineses në kuadër të javës së dytë në Serie A.

MARKETING

Description of image

‘Nerazzurrët’ ishin ata që kaluan të parët në epërsi kur Denzel Dumfries realizoi në portën e zbrazët në minutën e 17-të për 1-0.

Sidoqoftë, ishte pikërisht Dumfries i cili më vonë shkaktoi penallti dhe mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Keinan Davis (29’) i cili u tregua i saktë përballë Yann Sommer.

Mysafirët nuk u mjaftuan më kaq dhe realizuan sërish në minutën e 40-të përmes Arthur Atta i cili realizoi një gol të bukur për 2-1.

Në minutën e 49-të të ndeshjes Interi pati një rast ideal me Marcus Thuram, por goditja e tij me kokë shkoi pak mbi traversë.

Federico Dimarco realizoi në minutën e 56-të për të barazuar rezultatin në 2-2, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit pavarësisht disa tentimeve të tjera, Interi nuk ia doli që ta evitojë humbjen.

Inter kështu mbetet në kuotën e tri pikëve pas fitores ndaj Torinos në ndeshjen hapëse, teksa pas pauzës me kombëtare do të luajë derbin ndaj Juventusit në udhëtim.

Standings provided by Sofascore

MARKETING