Zyrtare: Sebastijan Spahiu firmos me Shkëndijën deri në vitin 2027

Zyrtare: Sebastijan Spahiu firmos me Shkëndijën deri në vitin 2027

Shkëndija ka prezantuar afrimin e radhës në merkato, duke firmosur me mesfushorin ofensiv Sebastijan Spahiu. 25-vjeçari nga Shkodra ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare që e mban në Tetovë deri në verën e vitit 2027.

MARKETING

Description of image

Spahiu vjen pas aventurës me Mes Rafsanjan në Iran, ndërsa më parë ka shkëlqyer me Egnatian në Superligën shqiptare, duke arritur edhe debutimin me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2024. Në karrierë ai ka luajtur gjithashtu për Laçin, si dhe në Spanjë e Belgjikë.

Me teknikën, depërtimet dhe goditjet e sakta me të dyja këmbët, Spahiu shihet si një forcë e rëndësishme për repartin ofensiv të kuqezinjve.

MARKETING