(VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori

(VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori

BDI ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa i kërkojnë që të “sqarojë pse Qeveria e shkel Kushtetutën”. BDI i ka quajtur shpifje deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski duke thënë se, në vend që të japë llogari për rezultatet e dobëta të qeverisë në çdo fushë, nga ekonomia e deri te izolimi ndërkombëtar, ai merret me sulme boshe ndaj BDI-së. Nga kjo parti kanë shtuar se, në vend se të shpikë armiq imagjinarë, Mickoski duhet të shpjegojë: Pse Qeveria e tij po shkel Kushtetutën dhe ligjin?

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Kjo qeveri nuk është qeveri e qytetarëve, por e botës serbe, me orientim të qartë kah boshti Beograd–Moskë. Çdo vendim i saj e rrezikon kursin euroatlantik. BDI është dhe do të mbetet garancia e stabilitetit, e përfaqësimit të dinjitetshëm dhe e së ardhmes evropiane të vendit. Mickoski le ta dijë: Shpifjet nuk mbulojnë dështimet, e as orientimin e gabuar të kësaj qeverie”.

Nga VMRO – DPMNE janë përgjigjur me kundër reagim, ku kanë thënë se, BDI-ja nuk janë shqiptarët dhe se shqiptarët po turpërohen nga kjo parti. Nga VMRO-ja thonë se BDI-së tashmë është në kopshtin e plehrave të historisë.

VMRO-DPMNE

Shqiptarët nuk ishin dhe nuk janë BDI, as BDI nuk ka të drejtë të paraqitet si përfaqësuese e vetme e shqiptarëve. Vullneti i qytetarëve, maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve – ka treguar qartë se struktura kriminale e Aliut, Artanit dhe Bujarit i takon koshit të plehrave të historisë. BDI mund të fshihet pas flamujve etnik, por nuk do t’i fshihet drejtësisë dhe vendimit të popullit.”

Kujtojmë se, Mickoski gjatë fjalimit të mbajtur dje në një aktivitet partiak, hodhi poshtë të gjitha akuzat për pabarazi etnike nga ana e BDI-së dhe akuzoi këtë parti se, përfaqëson krimin, paaftësinë dhe korrupsionin, si dhe se tezat janë jokonstruktive, me çka paraqiti dëshmi për mbështetjen financiare nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja për komunat e drejtuara nga kryetarët e BDI-së.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING