NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
MARKETING
Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet” në Shkup njofton se mostrat për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit nga java e kaluar, përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije.
MARKETING
Nga NP gjithashtu njoftuan se Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 18 deri më 22 gusht të vitit 2025 ka marrë 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 45 stacione matëse në Qytetin e Shkupit.
“Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përgjigjen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, thuhet në kumtesë.

