(VIDEO) LSDM: Katër vjet keqqeverisje të VMRO-së
MARKETING
Në po të njëjtën ditë kur VMRO-DPMNE organizoi një panair politik për punën e kryetarëve të komunave nga radhët e tyre, LSDM opozitare mbajti një seri prej 8 pres konferencash të titulluar “4 vjet zhgënjime – 4 vjet qeverisje lokale e VMRO-DPMNE-së”. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska u shpreh se VMRO-DPMNE për 4 vjet, në vend të zhvillimit dhe projekteve për qytetarët, solli vetëm zhgënjime, komuna të pa pastra, kaos urbanistik, fatura më të larta për qytetarët dhe shumë skandale me tenderë.
MARKETING
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Përmes kompanive të afrëta me pushtetin, nxirreshin para sistematikisht nga qytetarët. Prova më e qartë e kësaj, është fakti se të njëjtat kompani, si në komunë ashtu edhe në institucione shtetërore, fitojnë tendera me vlerë miliona dhe pothuajse gjithmonë shfaqen si ofertuesit e vetëm. Kjo nuk është konkurrencë, ky është korrupsion në formën e tij më të pastër”.
Shembulli më i mirë për katastrofën e qeverisjes lokale të VMRO-DPMNE-së thotë Kuzeska, është pikësisht Qyteti i Shkupit.
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Edhe në Shkup 4 vjet ka qeverisur VMRO-DPMNE: personat e tyre partiak si Perinski, Hristovski, Vellkovski, Sllavevski, kanë udhëhequr me ndërmarrjet publike në Shkup, me Këshillin e Qytetit të Shkupit, me të gjitha shërbimet e pushtetit lokal”.
Zgjedhjet lokale shtoi ajo, janë kyçe për ndryshime në nivelin lokal dhe janë shansë për siç theksoi ajo, të ju vënë fund zhgënjimeve 4-vjeçare të VMRO-DPMNE-së, të kaosit, premtimeve të parealizuara, mafias urbane dhe krimit.
Emine Ismaili /SHENJA/

