Janë ngritur padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Postës së RMV-së për punë të pakujdesshme në shërbim

Janë ngritur padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Postës së RMV-së për punë të pakujdesshme në shërbim

SPB Shkup, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të “kryerjes së pakujdesshme të detyrës”, sipas nenit 353, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike kompetente kundër V.S. dhe B.A., ish-drejtorëve të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore Shkup.

“Sipas gjetjeve nga veprimet e gjera hetimore të ndërmarra, të pandehurit nuk kanë ushtruar mbikëqyrjen e duhur mbi punën e menaxherëve të tyre vartës të degëve në kompani gjatë vitit 2023, duke lejuar kështu që të ndërmerren veprime në kundërshtim me nenin 40, paragrafi 6 i Ligjit për Prokurimin Publik, dhe në lidhje me nenin 9, paragrafi 1, pika d e këtij ligji, i cili përcakton se autoritetet kontraktuese në këtë aktivitet sektorial mund të kryejnë prokurime pa një procedurë prokurimi publik që nuk mund të kalojë shumën prej 24,000 eurosh”, njoftojnë nga MPB.

Në këtë mënyrë, ata praktikisht mundësuan kryerjen e prokurimeve pa një procedurë prokurimi publik në shumën totale prej 56,546 eurosh, që përfaqëson tejkalimin e pragut të parashikuar dhe të lejuar të prokurimeve të kryera pa një procedurë prokurimi publik, në shumën totale prej 32,546 eurosh. Një shumë për të cilën të pandehurit dëmtuan buxhetin e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut

MARKETING