DPHM: Nesër do të ketë mot jostabil, me reshje shiu dhe bubullima

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima.
Do të fryjë erë e përforcuar, në disa vende e fuqishme perëndimore (mbi 70km/orë) në formë të stuhisë, kumtoi DPHM.
Në Shkup, në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil, në formë të stuhisë me erë të përforcuar jugperëndimore.
Mot i ngjajshëm do të mbajë edhe për fundjavë, me kushte për reshje shiu dhe bubullima edhe në zonat malore.