(VIDEO) Filkov parapëlqen heqjen e Badenterit, Mickoski kundërshton, reagojnë edhe partitë shqiptare

Deklarata e ministrit të Drejtësisë nga radhët e partisë “Znam” Igor Filkov i cili tha se “Ndoshta ka ardhur koha për ta rishikuar shumicën e Badenderit”, zgjoi opinionin në këmbë. Mirëpo, kryeministri Hristijan Mickoski e ka mbyllur këtë temë që bë fillim. Ai thotë se Badenteri qëështë pjesë e Marrëveshes së Ohrit, është temë e kryer dhe e mbyllur.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Badenteriështë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës. Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional, ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, i cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponent e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”.
Reagim të ngjashëm ka bërë edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai. Ai siguron se Badenteri nuk preket.
Arben Fetai, zv kryeministër
“Jemi të vetëdijshëm se fushata parazgjedhore zgjon lloj lloj fantazira jashtë çdo realiteti që synojnë vetëm një grusht vota më tepër. Megjithatë, po e theksojmë që ta heqim çdo dyshim: Badenteri nuk preket”.
Ndërkohë, opozita shqiptare reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit Filkov. Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi është shprehur se çdo ditë e më shumë po ju jepet hapsirë forcave politike të cilat kanë ide të rrezikshme.
Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së
“Prej fillimit kemi thënë se kjo Qeveri ka një plan sistematik për ta sulmuar Marrëveshjen paqësore të Ohrit dhe kjo është vërtetuar me një sërë veprimesh, duke filluar mos respektimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuad…me shfuqizimin e balancuesit, me shfuqizimin edhe të badenterit në vendimmarje në Gjykatën Kushtetuese”.
Kurse, nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit theksojnë se deklarata e Filkov rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve, kurse VLEN mbështet çdo veprim antishqiptar të kësaj qeverie.
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit
“Deklarata e ministrit është e papranueshme dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve. Pas heqjes së Balancuesit, tani kërkohet edhe heqja e Badenterit, duke vënë në rrezik barazinë etnike dhe parimet demokratike”.
Në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, ministri i partisë së Maksim Dimitrievskit nga Kumanova Igor Filkov, ai ka folur për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, përshkak se intervista ishte zhvilluar para votimit të së shtunës në Kuvendin e Maqedonisë, ku ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk kaluan përshkak se nuk u votuan nga deputetët e Frontit Evropian.
Emine Ismaili /SHENJA/