Lulzim Ismaili sonte në Australi përballet me Nikita Tszu

Lulzim Ismaili sonte në Australi përballet me Nikita Tszu

Boksieri shqiptar nga Tetova, Lulzim Ismaili sonte do të zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij, aty ku në Australi do të përballet me Nikita Tszu. Ismaili dëshiron ta ruaj rekordin e tij prej 12 fitoreve në 12 ndeshje, teksa përballë vetës ka një boksier që gjithashtu synon ta mbrojë rekordin e tij përfekt prej 10 fitoreve pa humbje. Dueli pritet të jetë një test i vërtetë për karrierën e Ismailit, që kërkon të shkruajë historinë e vet në skenën ndërkombëtare të boksit, duke gëzuar kështu edhe ndjekësit e tij dhe shqiptarët në përgjithësi. Ndeshja e boksit ndërmjet Lulzim Ismailit dhe Nikitas do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Sidnei të Australisë, duke nisur nga ora 22:00. /SHENJA/

 

MARKETING