DAP: Dorëzimi i deklaratave TVSH-04 dhe pagesa e borxhit tatimor deri më 25 gusht

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) apelon deri te të gjithë obliguesit tatimor që në kohë t’i dorëzojnë deklaratat TVSH-04 dhe ta paguajnë borxhin tatimor për periudhën e kaluar tatimore.
Afati përfundimtar për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimit është 25 gushti i këtij viti.
Deri më sot, siç theksojnë, vetëm 11 për qind e numrit të përgjithshëm të obliguesve tatimor e kanë plotësuar këtë obligim ligjor.
DAP apelon te të gjithë obliguesit tatimor t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme te kontabilistët e tyre pa vonesë me qëllim që të shmangen penalitetet pasuese dhe shpenzimet shtesë financiare.
“Dorëzimi në kohë i deklaratës TVSH-04 dhe pagesa e borxhit tatimor është thelbësor për: harmonizimin e dispozitave tatimore, mbajtjen e stabilitetit financiar të subjekteve afatiste dhe nxitjen e sistemit të qëndrueshëm dhe zhvillimor ekonomik”, thuhet në kumtesë.
Obliguesit tatimor të cilët kanë nevojë për informata shtesë ose mbështetje mund të drejtohen në: [email protected] , në linjën fikse 0800 33 000 dhe nga telefoni celular: 02 3253 200.