(VIDEO) Sërish premtohet zgjerimi i rrugës në Çairçankë

(VIDEO) Sërish premtohet zgjerimi i rrugës në Çairçankë

Perimetri ishte siguruar me polici, e merimnga u lëshua në aksion për të pastruar terrenin nga ku zv. Kryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjeorgjievski promovuan projektin për zgjërimin e bulevardit “Cvetan Dimov”.

Zv. Kryeministri Mexhiti njoftoi se projekti është i gatshëm. Tha se zgjidhja e këtij problemi të kahmotshëm do të kushtojë afër 10 milionë euro, nga të cilët shtatë për realizimin e projektit dhe tre për shpronësim dhe dëmshpërblim të qytetarëve.

Ai tha se, do të merren të gjitha masat për zgjërim real të bulevardit. Tha se do të prishen vetëm disa terasa por deklaroi se për këtë, edhe qytetarët edhe investitorët kanë qenë të njoftuar me kohë, megjithatë tha se pavarësisht kësaj, qytetarët do të dëmshpërblehen.

IZET MEXHITI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË ÇAIRIT

Bulevardi do të ketë gjashtë korsi do të ketë gjelbërim në mes, trotoare dhe stazë për bicikleta. Poashtu dmth i ndriçuar tërësisht dhe kjo mendoj se do e normalizojë komunikacionin në Komunën e Çairit sepse do duhet të lidhet edhe me qarkoren e Shkupit, pra qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje në të gjitha anët.

Orce Gjeorgjievski, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit tha se me ardhjen e tij në krye të Qytetit ky projekt do të jetë prioritet numër një. Ai tha se personalisht do të angazhohet për heqjen e pikës së zezë, siç ai e vlerësoi këtë pjesë nga harta e kryeqytetit.

ORCE GJEORGJIEVSKI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË QYTETIT TË SHKUPIT

Mendoj se kjo është një nga pikat e zeza kritike të kryeqytetit , është projekt që 30 vitet e fundit është premtuar nga paraardhësit e mi të cilët edhe e kanë pasur mundësinë që të udhëheqin kryeqytetin. Pas zgjedhjeve të tetorit, një nga prioritetet e para do të jetë pikërisht realizimi i projektit të këtij bulevari sepse veçmë në Qytetin e Shkupit është dorëzuar dokumentacioni i plotë.

Kjo nuk është hera e parë që politikan me ngjyra të ndryshme partiake premtojnë zgjërimin e arterjes kryesore të Çairit. Para Gjeorgjievskit, zgjërimin 6 vite më parë, gjersa ishte i pari i kryeqytetit e kishte premtuar edhe Petre Shilegov, por për të njëjtën shpesh në katër vitet e fundit janë përplasur edhe kreu aktual i Çairit, Visar Ganiu dhe Danella Arsovska.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING