Për shkak të zjarrit në “Jasen” mbetet e mbyllur rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup

Për shkak të zjarrit në “Jasen” mbetet e mbyllur rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitarë Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

MARKETING