Lulzim Ismaili, djaloshi tetovar të mërkurën në Australi para një sfide të madhe

Lulzim Ismaili, djaloshi tetovar të mërkurën në Australi para një sfide të madhe

Boksieri tetovar Lulzim Ismaili (12-0) së bashku me trajnerin e tij Halim Abazi nga Boxclub Shkëndija No Limit kanë udhëtuar drejt Australisë, aty ku më 20 gusht e pret një nga përballjet më të rëndësishme të karrierës.

Në arenën ICC Sydney Theatre, Ismaili do të ndeshet me Nikita Tszyu (10-0), vëllain e vogël të Tim Tszyu dhe pasardhës i një familjeje legjendare të boksit. Tszyu kthehet në ring pas një pauze gati njëvjeçare shkaku i një lëndimi në dorë, ndërsa synon të mbrojë rekordin e tij perfekt para publikut vendas.

Por përballë do të ketë një boksier të vendosur nga Tetova, i cili me shumë punë e përkushtim ka arritur të ruajë po ashtu rekordin e pastër prej 12 fitoreve. Dueli pritet të jetë një test i vërtetë për karrierën e Ismailit, që kërkon të shkruajë historinë e vet në skenën ndërkombëtare të boksit.

📅 Data: E mërkurë, 20 gusht 2025

📍 Vendndodhja: ICC Sydney Theatre, Australi

⏰ Ora lokale: Rreth 10:00 të mbrëmjes (sipas orës australiane, varet nga kohëzgjatja e dueleve paraprake)

Tetova dhe gjithë shqiptarët e presin me emocione këtë duel të madh, me shpresën se Lulzim Ismaili do të kthehet nga Australia me një tjetër fitore të madhe në karrierë.

MARKETING