(VIDEO) Faturat e larta të rrymës elektrike, IRMJA-ja me nismë në kushtetuese kundër faturave paushallë

Në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një iniciativë nga Shoqata “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë”, për shfuqizimin e nenit 31 të rregullave për furnizim me energji elektrike dhe për rishqyrtimin e pjesëve të nenit 185 të Ligjit të ri për Energjetikë. Siç thonë nga kjo shoqatë, arsyeja e kësaj iniciative është vazhdimi i praktikës së lëshimit të faturave të energjisë elektrike me vlerësime të përgjithshme (paushall). Derisa Ligji i Energjetikës i datës 29 maj 2025 përcakton që faturat duhet të lëshohen vetëm mbi bazën e konsumit real të matur përmes leximit të sahatit, nga “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” thonë se EVN në faturat e saj përdor edhe vlerësimin e konsumit.
Shoqata “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë”
‘’Në faturat ekziston rubrika mënyra e leximit të sahatit: O = E lexuar; M = Gjendje e vlerësuar, përjashtimet që e arsyetojnë lëshimin e faturave mbi bazë të vlerësimit të supozuar lejohen vetëm kur matja nuk mund të kryhet për shkak të dëmtimit teknik ose defektit të pajisjes matëse. Çdo devijim tjetër, veçanërisht ai që buron nga arsye subjektive si mosleximi, mangësitë organizative, mosprezenca e personelit zyrtar ose gabime administrative, nuk përbën më bazë të lejuar për faturim paushall”.
Sipas shoqatës, në rubrikën e leximit të orës do të thotë se konsumatorëve u faturohet energjia elektrike mbi bazën e vlerësimeve, në vend të konsumit real. Kjo praktikë është në kundërshtim me Ligjin dhe krijon pasiguri juridike thonë ata dhe po ashtu paralajmërojnë se qytetarët mund të përjashtohen padrejtësisht nga rrjeti si borxhlinj për shkak të llogaritjes së pasaktë të konsumit.
“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” shpreson se me paraqitjen e iniciativës, Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund kësaj praktike të EVN-së. Siç thuhet në njoftim, teksti i plotë i iniciativës është i disponueshëm për publikun dhe institucionet. /SHENJA/