(VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë për përplasjen për Erasmus+

LSDM sot ka akuzuar se keqpërdorimi i miliona eurove nga programi Erasmus+ çon drejtpërdrejt te VMRO-DPMNE-ja. Ata thonë se zhvillimet e fundit janë një skandal i paprecedentë që shkatërron plotësisht besimin në institucione. Sipas tyre qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka emëruar si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Europiane një person i cili është nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
LSDM
“Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kur Ana Mihajlov (atëherë Mitrovska) ishte personi përgjegjës për vlerësuesit në Agjenci, së bashku me Dorina Gjorçeva Mitrovska, u dhanë mbi 8 milionë euro para evropiane”.
Reagim për këtë kishte edhe nga VMRO DPMNE. Ata akuzojnë se Ljubomir Fërçkoski ka marë 200 mijë euro nga Erasmus + përmes Zaevit dhe Dimovës. Sipas tyre LSDM ka keqpërdorur Erasmus+ për t’u dhënë fonde anëtarëve të vetë.
VALENTIN MANASIEVSKI NGA VMRO DPMNE
“I mbrojturi i LSDM–së, Ljubomir Fërçkoski, mori një grant nga Erasmus + me vlerë 200 mijë euro në kuadër të programit “partneriteti strategjik”, si shpërblim për fyerjet dhe nënçmimin e tij ndaj popullit maqedonas. Kur themi se LSDM përdori Agjencinë Erasmus + për të shpërndarë grante për njerëzit e saj, kjo konfirmohet nga rasti i Fërçkoskit”.
Ditët e fundit, LSDM ka deklaruar se kanë zbuluar një skandal të ri në Agjencinë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane, duke akuzuar Qeverinë për emërimin e Ana Mihajllov si drejtoreshë e përkohshme, e cila, sipas informacioneve të tyre, është e dyshuar në një hetim nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/