(VIDEO) Mexhiti: BDI edhe e kritikon Mickoskin, edhe do të hyjë me të në qeveri

Kandidati I VLEN-it për Çairin, zëvendës kryeministri ,Izet Mexhiti duke folur për ndërtimet e egra nëpër komuna tha se shumë më tepër ndërtime të egra ka në komunat tjera se sa në komunën e Çairit. Në specialen e ditës në TV Shenja, ai tha se në qytetin e Shkupit, Çairi është rradhitur si komuna e 6 me rend për ndërtime të egra ndërsa para saj janë 5 komuna të tjera që kanë më tepër ndërtime të egra. Sipas Mexhitit BDI në bashkëpunim me Danella Arsovskën bëjnë fushatë kundër komunës së Çairit.
SINKRON: IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR ÇAIRIN
“Por mos të harrojmë këto që kanë filluar një kampanjë me Danellën që është orkestruar nga zotëri Bexheti dhe Ali Ahmeti I cili 20 vite e ka lënë Zajazin pa Kanalizim, pra nuk ka të drejtë morale të fletë për urbanizimin e komunave. Ose ta lëmë anash Çairin dhe ti marrim komunat tjera që I ka udhëheqë BDI-ja dhe të shohim si është estetika sepse estetikë e shihte, mirëpo si duket e ka qorruar estetika e Soravisë dhe investimet i bënë në komunat maqedone dhe prandaj mendjen e ka tek komunat maqedone”.
Mexhiti më tej thotë se BDI nga njëra anë e kritikon VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin ndërkaq nga ana tjetër nëpërmjet Mickoskit tentojnë të kthehen sërisht në pushtet. Ai thotë se ata vazhdimisht janë munduar të keqpërdorin çështjet e ndryshme siç janë çështja e ligjit të gjuhëve, çështja e balancuesit e të tjera në mënyrë që në opinion të krijojnë përshtypje, siç thotë ai, që çështja e shqiptarëve ka degraduar.
SINKRON: IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR ÇAIRIN
“Duke e kritikuar VMRO-DPMNE- në dhe Mickoskin ndërsa pretendojnë të hyjnë në qeveri me VMRO-në dhe Mickoskin mirëpo kjo është çështja e tyre sa i përket ku do të rikthehem te çështja e percepcionit që duan të ndërtojnë që ka degraduar çështja shqiptare dhe ne themi si ka degraduar çështja shqiptare, pse su vra asnjë shqiptar pse nuk pat rast të Kumanovës, rast të Monstrës, pse nuk pat rrahje të shqiptarëve dhe brenda këtij viti një incident i 4 huliganëve në Kumanovë në një ndeshje sportive që ka qenë fenomen javor në të kaluarën duan ta paraqesin se ka degraduar çështja shqiptare”.
Mexhiti tha se kjo qeveri për disa muaj ka realizuar mijëra punësime shqiptare, gjë që siç thotë ai, nuk është bërë në 20 vitet e kaluara.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/