Cveta Ristovska u zgjodh zëvendëskryetare e re e KSHPK-së

Cveta Ristovska u zgjodh zëvendëskryetare e re e KSHPK-së

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në mbledhjen e 21-të e zgjodhi Cveta Ristovskën për zëvendëskryetare.

Ristovska e merr funksionin nga Biljana Karakashova Shulev më 21 gusht dhe do të ektë mandat prej gjashtë muajve.

Zëvendëskryetarja e KSHPK-së zgjedhet sipas parimit të rotacionit sipas rendit alfabetik në periudhë prej gjashtë muajve.

KSHPK është pa kryetar prej se tashmë ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska parashtroi dorëheqje pas akuzave të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe akuzave për dy vepra penale dhe atë për zbardhje të sekretit zyrtar ish-drejtorit të TEC Negotinë nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në “Aditiv”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse revizori nga ESHR në emër të saj e kaloi testin për certifikatë për sekret shtetëror.

Kuvendi më 1 gusht të këtij viti solli Vendim për publikim të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit. Në konkursin publik, i cili përfundon sot, deri më tani kanë arritur dhjetëra kandidatura, por procedura do të vazhdojë pas 3 nëntorit, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

MARKETING