(VIDEO) Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë, çmimet e mjeteve shkollore më të ulëta për 15%

Në hyrje të librarive ishin vendosur pankartat përmes të cilëve shitësit e pajisjeve shkollore njoftonin për ulje të çmimeve, siç edhe i obligon vendimi i Qeverisë.
Ndonëse njoftonin për ulje të çmimeve, ekipi TV Shenja nuk u lejua të inçizojë brenda librarive edhe pse vizitoi disa të tilla.
Për vendimin e Qeverisë, foli kryeministri, Hristian Mickoski. Ai tha se vendimet e Qeverisë merren duke u bazuar në analiza dhe fakte dhe ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.
HRISTIJAN MICKSOKI – KRYEMINISTËR
“Para fillimit të vitit shkollorë të kufizojmë marzhet, ndërsa si shembull të jenë çmimet që kanë qenë më 1 qershor, për pajisjet shkollore dhe gjëra të tjera që u nevojiten nxënësve por edhe të lehtësojnë të themi dhe të jetë i qëndrueshëm buxheti familjarë, ne atë do ta bëjmë, atë edhe po e bëjmë në të vërtetë. Besoni se vendimet ad-hok dhe kufizimi i marzheve ndikon në muajt në vijim”.
Veç kryeministrit, për vendimin foli edhe Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi i cili mes tjerash tha se “Shporta shkollore” është shembull i përkushtimit të vazhdueshëm për të ndihmuar qytetarët.
BESAR DURMISHI
“Çdo produkt i përfshirë me këtë masë do të shënohet qartë me ‘Më pak shpenzime, më shumë për ty’, ndërsa këtë vit presim kursime edhe deri në 2.000 denarë për nxënës, që do të thotë më shumë mjete për nevoja të tjera të familjeve. Vitin e kaluar, masa solli kursime të konsiderueshme për mijëra familje. Sivjet po shkojmë edhe më tej në mënyrë që çdo fëmijë të fillojë me buzëqeshje”.
Ndryshe, vendimi i Qeverisë që hyri sot në fuqi vlen deri më 15 shtator. I njëjti obligon tregtarët të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë.
Mevludin Imeri /SHENJA/