(VIDEO) Kushtetuesja hap lënë për numrin e këshilltarëve komunal

(VIDEO) Kushtetuesja hap lënë për numrin e këshilltarëve komunal

Gjykata Kushtetuese ka hapur rast mbi dy nisma për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit me të cilin Qeveria më 24 shtator 2024, përcaktoi numrin e anëtarëve të këshillave komunale. Nisma e parë është nga kryetari I Lëvizjes Populli,  Skender- Zejnd- Rexhepi, sipas të cilit vendimi i kontestuar krijon pasiguri ligjore,  pasi  Qeveria e ka miratuar këtë vendim pa autorizim ligjor.

GJYKATA KUSHTETUESE

“Nisma thotë se Qeveria nuk ka autorizim ligjor për vendime të tilla dhe se numri i anëtarëve të përcaktuar me vendimin e kontestuar është i ndryshëm nga mënyra e parashikuar në nenin 34 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Thuhet se Vendimi nuk përmban të dhëna mbi bazën e të cilave është përcaktuar numri i anëtarëve të këshillave, gjë që e bën atë të paqartë dhe në kundërshtim me nenin 9, paragrafi 3 të Kushtetutës”.

Nisma e dytë për të vlerësuar këtë vendim qeveritar është paraqitur nga Qenan Alija, i cili thotë se është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 3 dhe nenin 51 të Kushtetutës, si dhe me nenet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

GJYKATA KUSHTETUESE

“Nisma thotë se dega ekzekutive nuk mund të përcaktojë numrin e anëtarëve në këshillin komunal në kundërshtim me të dhënat zyrtare të marra nga Regjistrimi i vitit 2021”.

Në seancën e 24 shtatorit 2024, qeveria përcaktoi numrin e anëtarëve të këshillave komunale bazuar në, siç u tha, Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Sipas vendimit të qeverisë, numri minimal i anëtarëve të një këshilli komunal është 9, dhe maksimumi është 27 anëtarë.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, numri i anëtarëve në këshillin komunal përcaktohet sipas numrit të banorëve në komunë, dhe nuk mund të jetë më pak se 9 për komunat me nën 5,000 banorë dhe më i madh se 33 për komuna me mbi 100,000 banorë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING