VLEN i përgjigjet BDI-së: Pas 20 viteve në pushtet, po dorëzohet para dështimeve të veta!

VLEN i përgjigjet BDI-së: Pas 20 viteve në pushtet, po dorëzohet para dështimeve të veta!

Koalicioni VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së, sa i përket anëtarëve në Komitetin Olimpik. Ata deklarojnë se BDI është në panik dhe ka nisur të publikojë vetë dështimet e veta, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë, BDI pranon se gjatë 20 viteve që ishte në pushtet, nuk ka bërë asgjë për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë segment të shoqërisë.
“Në vend që të punonit për integrim, përfaqësim të drejtë dhe mundësi për të gjithë, për 20 vjet u morët me biznes personal dhe pasurim. Tani, me këto deklarata, po tregoni se gjatë gjithë këtyre viteve nuk keni bërë asgjë.VLЕN për dallim nga ju, siguroi fonde për komuna ku jetojnë shqiptarët, filloi ndërtimin e projekteve më të mëdha ndërtimore në Maqedoninë Perëndimore, siguron financime për arsim cilësor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe po sjell një ligj për përfaqësim të drejtë dhe shumë projekte tjera”, thuhet në reagimin e VLEN-it

MARKETING