BDI: Çairasit zgjedhin mes ndershmërisë së Osmanit dhe korrupsionit të Mexhitit

BDI: Çairasit zgjedhin mes ndershmërisë së Osmanit dhe korrupsionit të Mexhitit

Nga BDI në një komunikatë për media, kanë deklaruar se banorët e Çairit, e kanë të qartë përzgjedhjen në këto zgjedhje. Sipas tyre, ata po zgjedhin ndërmjet ndershmërisë së Osmanit dhe korrupsionit të Mexhitit.
“Çairi është përballë vendimit historikisht më të rëndësishëm në 20 vitet e fundit. Këto nuk janë vetëm zgjedhje për kryetar komune, këto janë zgjedhje midis dy kahjeve krejtësisht të kundërta në të cilat po lëviz komuna.
Zgjedhja bëhet ndërmjet kthimit mbrapa tek personi që ka shkatërruar komunën e Çairit me krim dhe korrupsion, ose vendosmëria që më në fund të ecim përpara me një njeri që ka vizion, integritet dhe njohuri për ta udhëhequr Komunën në të ardhmen.
Nga njëra anë zgjedhja është Izet Mexhiti, një kryetar komune që për tre mandate e shndërroi Çairin në një zonë biznesi për rrjetin e tij, i cili jeton jashtë komunës dhe i cili është simbol i ndërtimeve të paligjshme, krimit dhe shantazhimeve.”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Sipas tyre, sot, në vend që Mexhiti të shpresojë në mbështetjen e qytetarëve të Çairit, ai hyn në garë i poshtëruar dhe i shantazhuar nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE duke shpresuar që përmes korrupsionit, ryshfetit dhe mbështetjes nga Mickoski, do të mund ta përbuz serish votën e qytetarëve të Çairit.
“Nga ana tjetër zgjedhja është Bujar Osmani – një burrë nga Çairi, me 20 vjet shërbim publik të pa metë. Lider që ndërton, bashkon dhe që di të punojë për popullin.
Njeri vizionar dhe politikan i gjeneratës së re me një prapavijë politike dhe rezultate të shkëlqyera.
Qytetarët e Çairit meritojnë një komunë dhe administratë që do të punojnë për ta, jo për interesat personale.
Ata meritojnë një lider që nuk do ta tradhtojë besimin e tyre.
Qytetarët meritojnë një të ardhme me progres, e jo përsëritje të më të keqes nga e kaluara”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

MARKETING