Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Mickoski: Dënojë sjelljen ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste

Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar ashpër thirrje ksenofobie dhe anti-shqiptare në Kumanovë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë dhe Rumanisë.
Mickoski tha se bëhet fjalë për një grup të vogël, të cilën madje ai nuk e ka dëgjuar, dhe askush në sallë nuk i është bashkangjitur, përcjell SHENJA.
“Të jem i sinqertë përderisa isha aty as që e kam vërejt për shkak së behej fjalë për një grup të vogël por gjithashtu, do të doja të bashkangjitem për dënimin e nacionalizmit dhe ksneofboinë së pari për atë që ndodhi në ndeshjen në mes Maqedonisë dhe Rumanisë, dhe të jap apel deri tek tifo grupet që të bëjnë tifozllëk në mënyrë sportive të përkrahin ekipin e tyre dhe ekipin nacional të Maqedonisë. Kjo është ajo që kjo Qeveri e përkrah dhe gjithçka tjetër do të jetë lëndë hetimi dhe ndëshkueshmërisë pa dallim nga kush cila palë vjen. Edhe një herë të përsërisë, absolutisht e dënojë sjelljen ksenofobike dhe brohoritjet nacionalist të disave të cilët nuk patën përkrahje nga asnjë nga të pranishmit në sallë”, tha kryeministri Mickoski.