Milan i vendos ultimatum Ardon Jasharit

Milan raportohet se ka vendosur afat deri të hënën për të arritur një përparim në negociatat me Club Brugge për Ardon Jasharin, përndryshe do të shohin tek Javi Guerra i Valencias si alternativë.
‘Rossonerët’ besojnë se kanë arritur ofertën maksimale prej 38 milionë eurosh (përfshirë bonuset), por belgët vazhdojnë të kërkojnë më shumë.
Lojtari vetë është i vendosur të transferohet në ‘San Siro’ dhe pretendon se Club Brugge kishte premtuar se do ta lëshonte për ofertë prej 32.5 milionë eurosh plus bonuse.
Ai ka kërkuar takimin me drejtuesit e klubit për të siguruar realizimin e kalimit, por Milan po humb durimin.
Sipas Corriere dello Sport, afati për një përparim është dita e hënë, nëse jo, klubi do të aktivizojë ‘planin B’.
Alternativa e mundshme është Javi Guerra, 22-vjeçari i akademisë së Valencias.
Ai është lidhur gjithashtu me Manchester United, e mbetet në radarët e tyre, ndërsa Valencia po tenton nënshkrimin e kontratës së re me të.
Ky është një tjetër arsye pse Milani nuk mund të vonohet më tej, përndryshe rrezikojnë të humbasin edhe opsionin e dytë.