Zv/ministrja Shahini dënon thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Sporti nuk është arenë urrejtjeje

Zv/ministrja Shahini dënon thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Sporti nuk është arenë urrejtjeje

Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini ka reaguar pas skandalit në Kumanovë, ku në një ndeshje basketbolli, janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Zv/ministrja, shkruar se sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie.
“Si Zëvendësministre e Sportit, shpreh shqetësimin tim të thellë për thirrjet raciste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.
Këto veprime nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe janë në kundërshtim të plotë me vlerat që sporti përfaqëson – barazi, respekt dhe bashkëjetesë.
Raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.
Sporti nuk është arenë për urrejtje, por një urë që bashkon njerëzit, pa dallim etnie apo përkatësie”, ka shkruar Shahini.

MARKETING