Oferta e fundit zyrtare e Interit për Lukman, Atalanta i kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lukman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos e kanë cilësuar të kënaqshme, duke ofruar 42 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.
Por zikaltrit e Bergamos nuk duken të bindur as nga kjo ofertë dhe sipas mediave italiane e kanë refuzuar atë, duke argumentuar se vlerësojnë më shumë futbollistin nigerian se sa shifra që ofron Interi. Një vendim që lë milanezët në vendnumëro në objektivin e tyre për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.
Në Itali insistojnë se Atalanta shpreson që shifra të afrohet më shumë drejt 50 milionë eurove, ndërsa Interi shpreson që të jetë Lukman ai që të do të shtyjë bergamaskët të pranojnë ofertën që është bërë për të. Ndaj për momentin situata është në vendnumëro, me Interin që po shqyrton opsione të tjera që mund të shfaqen. Ndërkohë Lukman është lënë pushim, pasi nuk është grumbulluar nga klubi i tij për miqësoren në Gjermani ndaj Lajpcigut.