(VIDEO) Projektrezoluta për Gazën, Zejdi: Kryetari i Kuvendit pranoi instruksionet e VMRO-së

(VIDEO) Projektrezoluta për Gazën, Zejdi: Kryetari i Kuvendit pranoi instruksionet e VMRO-së

Propozim-rezoluta për gjendjen humanitare në Gaza e dorëzuar nga deputetët e Frontit Europian e cila nuk mori votat e nevojshme për t’u futur në rend dite nga ngritur debat të gjerë në opinion.

Propozuesi i kësaj projekt-rezolute, Skender Rexhepi Zejdi në intervistën speciale në TV Shenja ka akuzuar kreun e Kuvendit, Afrim Gashi se propozimin në fjalë nuk e ka futur në rend dite për shkak se nuk e ka lejuar VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Zejdit, Gashi ka shkelur rregulloren e punës së Kuvendit për shkak se rezolutën e dorëzuar nga Fronti Europian e ka mbajtur në sirtar për më shumë se një muaj.

SKENDER REXHEPI ZEJDI, FRONTI EVROPIAN

Kryetari i Kuvendit duke u frikësur dhe duke pasur instruksione të vendosura nga VMRO-ja dhe qeveria, mono-etnike dhe në këtë rast edhe anti-humanitare jo vetëm anti-evropiane, sjell vendim që mos ta fuse fare në rend të ditës. Edhe pastaj edhe këta deputet të VLEN-it që trumbetojnë vazhdimisht dhembshuri aktrojnë në përkrahje të kësaj rezolute. Nuk ka nevojë të rijnë ata, dhe të votojnë pro futjes në rend dite kur mekanizmin kryesor e ka kryetari i Kuvendit. Thjeshtë, me vendim të tij, futet pjesë e rendit të ditës dhe kjo çështje zgjidhet, ata nuk e bëjnë këtë sepse e kanë pengesë dhe ndalesë nga VMRO-DPMNE-ja”

Ai për më tepër ai ka akuzuar se qëllimi i mosfutjes në rend dite është kryekëput politik.

Për akuzat e Rexhepit, TV Shenja kërkoi përgjigje nga Kuvendi dhe kabineti i krye-parlamentarit, Afrim Gashi, mirëpo ata vendosën që të mos përgjigjen për këtë çështje.

Propozim rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Skender Rexhepi – Zejdi kërkonte që Qeveria e RMV-së të përdorë të gjitha mekanizmat diplomatikë në dispozicion për të rritur presionin ndërkombëtar mbi Izraelin dhe për të ofruar ndihmë humanitare për viktimat në Gaza.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING